Në zbatim të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimit Nr.12 datë 10.06.2021 të MASR “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit ‘’Mësues për Shqipërinë’’, Ju njoftojmë së ZVAP Durrës ka shpallur  renditjen e aplikantëve për procedurën e lëvizjeve paralele.

Sipas Udhëzimit të sipërcituar, kreu 11, çdo kandidat ka të drejtën e ankimit  menjëherë pas  shpalljes së vendimeve të komisionit jo më vonë se dita e premte, datë 03.09.2021.