ZVA Durrës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore "Alexander Moisiu" Durrës, Aleancën Franceze Durrës, Qendrën Kulturore të fëmijëve Durrës, zhvilluan ceremoninë e ndarjes së çmimeve të ekspozitës "Pranvera Frankofone", me pjesëmarrjen e shkollave 9-vjeçare.
Në këtë veprimtari ishin të pranishëm Ambasadori Slloven z.Peter Japelj, drejtore e DRAP Durrës znj. Ana Dhamo, drejtore e ZVA Durrës znj. Amarilda Thërmija, drejtori i Qendres Kulturore "Alexander Moisiu", si dhe përfaqësues e të ftuar të tjerë.
Faleminderit fëmijëve për talentin dhe kreativitetin.